Ambasadori gjerman në Kosovë me skandal në Facebook
Ambasadori gjerman në Kosovë me skandal në Facebook
![]()
Mesa duket nuk është zakon vetëm i shqiptarëve të mburren kur janë në shoqëri të femrave. Secilit mashkull, mbase, në moshë të adoleshencës i ka ndodhur të dëgjojë ndonjë gënjeshtër të pafajshme nga bashkëmoshatari se si ka qenë me këtë ose me atë femër, pavarësisht se fakti i vetëm i këtij rrëfimi ka qenë një foto e vetme, e pafajshme. Por, dikur moti, edhe sikur të dalësh në një foto të pafajshme me një femër, ka mjaftuar që t’ia japësh të drejtën vetes të sajosh lloj lloj gënjeshtre me qëllim që të mburresh para të tjerëve.
Pavarësisht se nuk i përket moshës së adoleshencës, e aq më tepër nuk është njeri i rangut të thjeshtë, por diplomat karriere dhe imazh i shtetit gjerman në Kosovë, ambasadori gjerman, Ernst Reichel, sic duket shkrihet nga lezeti kur është në shoqëri të femrave shqiptare.
Një nga vajzat që ka pasur mundësinë ta realizojë një foto me këtë diplomat të lartë, me siguri duke llogaritur edhe në seriozitetin e tij, e ka publikuar një foto ku së bashku me shoqen e vet janë në shoqëri të ambasadorit Reichel. Sigurisht, këtë gjest e ka bërë që të “reklamohet” para shoqërisë, mirëpo, mbase, nuk do t’i ketë shkuar mendja se më shumë se ajo do të mburret vetë ambasadori me këtë foto, dhe atë cfarë mburrje se – “alla shqiptarqe”.
Derisa një mik i ambasadorit, i quajtur Andreas Schick e komenton foton në gjuhën gjermane me fjalët “Immer in Begleitung gut aussehender Ladies! “ që në përkthim do të thotë: Gjithmonë në shoqëri të femrave të bukura!, përgjigjia e ambasadorit është speciale. Nuk mund të dimë nëse ka ndje nevojë që ta ushqejë egon e tij mashkullore, dëshiron të bëjë humor apo shpalos një fenomen që nuk është i panjohur në Kosovë, por përgjigjia e ambasadorit gjerman është kjo: “Andi, nie weniger als zwei, ist hier so Sitte..”, e që në përkthim i bie “Andi ,kurrë më pak se dy ,është zakon këtu … – transmeton Almakos.
Shqiptarëve me gjasë kjo foto iu ka pëlqyer përderisa ka marrë mbi 50 “like”, mirëpo me sa duket asnjërit nuk i ka pëlqyer komenti i ambasadorit, madje as vajzave që e kanë postuar këtë foto.
Se për cilat zakone bëhet fjalë nuk kemi të drejtë të paragjykojmë, por tashmë dihet se ambasadorët e shteteve të huaja që ngarkohen me misione diplomatike në Kosovë shpeshherë argëtohen nëpër ahengje të ndryshme ku thuajse nuk mungojnë asnjëherë “bukuritë shqiptare”.
Komentet e tjera dhe identitetin e vajzave nuk do t’i publikojmë jo vetëm shkaku se ato nuk janë personalitete publike dhe se nuk kanë bërë asgjë të pazakonshme, mirëpo edhe ngaqë nuk dëshirojmë që një ambasador i një shteti mik të befasohet nga ndonjë “zakon” tjetër i shqiptarëve, pasi që, vlerësuar nga komenti i tij, nënkuptohet se ende i duhet kohë t’i njohë traditat dhe zakonet e shqiptarëve, të cilat sado që “modernizohen” kur bëhet fjalë për “tema të ndjeshme”, ende kanë mbetur të njëjta, të paktën tani për tani!

Mërgimtarët edhe më tej do të paguajnë policën e sigurimit për të hyrë në Kosovë
Mërgimtarët edhe më tej do të paguajnë policën e sigurimit për të hyrë në Kosovë
![]()
Diaspora kosovare do të vazhdojë të paguajë edhe më tej policën e sigurimit për faktin se institucionet kosovare ende nuk kanë marrë përgjigje nëse kërkesa e tyre për t’u bërë anëtare të Kartonit të Gjelbër do të pranohet. E ky është konsideruar si shqetësim, që sipas ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, nuk është duke e munduar vetëm diasporën, por edhe atë.
“Kosova ka aplikuar në Bordin e Kartonit të Gjelbër dhe deri më tash nuk ka përgjigje pozitive. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë presion mbi këto autoritete që nëse ka mundësi që automjetet e mërgimtarëve tanë që hyjnë në Kosovë të mos kenë nevojë të pajisen me këtë policë të sigurimit, e cila nuk është shqetësim vetëm për mërgimtarët, por edhe për ne”, ka thënë ministri Makolli në një konferencë për media. Duke folur për dikasterin të cilin e drejton, ministri Makolli ka rikonfirmuar se në bazë të statistikave jozyrtare rreth 30 për qind e kosovarëve jetojnë jashtë Kosovës.
![]()
Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, përmes një letre dërguar mediave këtë herë ka adresuar pyetje në adresë të deputetit të PDK-së, Azem Syla, me 104 pyetje të parashtruara.
Ja edhe 104 pyetjet në të cilat Jashari kërkon të përgjigjet Azem Syla, ish komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme të pasluftës.
1. z. Azem Syla, me çdo nxënës e nxënëse tuajën që kam pasur fatin t’i takoj, kam dëgjuar vetëm fjalë miradie për ju, apo jo?
2. Njeriu çdo fazë që e kalon në jetë, në tjetrën duhet të dalë më i pjekur, më i vëmendshëm e vigjilent, e sidomos kategoria e arsimit, a është kështu?
3. Si u bë që në momentin kur është dashur të jeni më i vendosur për integritetin tuaj, pra, më i vendosur për të ardhmen si njeri i pjekur, juve ju rrëmbeu mafia politiko-ekonomike-pushtetare-financiare, pra e parave, apo jo?
4. Çka është në pyetje te ju zotëri? Karriera pa kriter, lakmia për para, apo diçka tjetër?
5. A e di kur, ku dhe kush ishte në Mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kur të zgjodhën Komandant të Përgjithshëm të UÇK-së?
6. Sa anëtarë të SHP të UÇK-së ishin kundër zgjedhjes tuaj në këtë mbledhje?
7. A keni pasur njohuri, që para zgjedhjes apo “vetëzgjedhjes” se sa përgjegjësi ka pasur detyra të cilën e keni marrë?
8. Shpati ishte Komandant i Përgjithshëm i SHP të UNÇSH-së, dhe me partinë në terren çliroi bashkë me forcat e veta Shqipërinë nga fashistët italianë e nazistët gjermanë. A ishte kështu?
9. Shpati me Shtabin e Përgjithshëm dhe me kryesinë e Partisë kishte nën kontroll gati të gjithë Shqipërinë. A ishte kështu?
10. Shpati gjatë luftës, më 8 nëntor 1941, e formoi Partinë, a ishte kështu?
11. Zotëri, ju kishit përvojë 16 vjeçare në Lëvizje dhe ekzistonte Lëvizja, a është kështu?!
10. Zotëri a e kishit veten nën kontroll gjatë luftës?
11. A të kanë treguar „shokët“ e Drejtorisë Politike për marrëveshjen e Crans Montana-s e cila ishte mbajtur më 28 qershor 1998, ndërmjet Richard Holbrook-ut dhe Bardhyl Mahmutit?
12. A e dinit se në pikën 3 të asaj marrëveshjeje thuhej: “LPK-ja nuk duhet të jetë krah politik i UÇK-së”?
Ndërsa në pikën 4 thuhej se “në terren, në Shtabe Lokale të Zonave, atje ku kishte kuadro drejtuese të LPK-së, duhej të largoheshin në një mënyrë ose në një tjetër”, si dhe pika 5 e kësaj marrëveshjeje thoshte: “të gjithë ata idealistë, vetëm pse nderonin me grusht, etiketoheshin si “enveristë”, andaj duhej që të largoheshin nga radhët e UÇK-së, pasi do të prishnin punë duke kërkuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. A të kanë thënë „shokët“ e Drejtorisë Politike kështu dhe ju zotëri nuk kundërshtuat asnjërën nga ato pika? Apo jo?
13. “Shokët” tuaj të Drejtorisë Politike para luftës spiunonin dhe u burgosën e u vranë anëtarët e Shtabit Qendror të UÇK-së, ndërsa gjatë luftës me snajperat që i kam sjellë nga Zvicra u vranë djemtë e vashat më të mira, vetëm se ishin anëtarë të devotshëm të LPK-së dhe luftëtarë e çlirimtarë me mendje, shpirt e zemër, a ishte kështu?
14. Ju zotëri, si Komandant i Përgjithshëm, a jeni informuar nga Drejtori i Policisë së UÇK-së, se në burgun e Kleçkës janë kidnapuar dhe burgosur Behajdin Allaqi dhe Shaban Ramë Shala?
15. A e keni ditur se Behajdin Allaqi ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të LPK-së dhe Sekretar Ndërlidhës i Këshillave të Rretheve të LPK-së?
16. A jeni i vetëdijshëm se katërshja mafioze e Drejtorisë Politike ua kanë shfrytëzuar idealizmin dhe naivitetin tuaj?
17. A ju ka informuar Xhavit Haliti dhe Ali Ahmeti se Shaban Ramë Shala se të gjitha informacionet të cilat i posedonte UDB-ja për ilegalen, ia ka treguar Behajdin Allaqit e ky shokëve tij, apo jo?
18. Pse nuk i keni dërguar në vend dy snajperë të bardhë të kalibrit 338 të cilët unë t’i dorëzova, një për Komandant Kumanovën (Ismet Jashari) dhe një për Flamurin, (Gafurr Elshanin)?
19. Kujt ua dhatë?
20. Lulit (Kadri Veselit)?
21. Unë, ata dy snajperë i pata blerë me porosi të Komandant Kumanovës. A e dinit ju këtë?
22. A e dinit se çka do të thotë porosia-urdhri i Komandantit?
23. Komandant Kumanova dhe Flamuri m’i kanë kërkuar ata snajperë për të vrarë komandantë të pushtuesit serb e jo që ju po me ata snajperë t’i vrisnit ushtarët më të mirë të lirisë. A ishte kështu?
24. Si e ndjeni veten më shumë, si profesor, ushtarak apo si pehlivan-politikan?
25. Kjo e fundit më duket se ju pëlqen më shumë sepse keni para “lluk-lluk”, a është kështu?
26. Ah çka kishte qenë kjo “tenderomania”! Kjo po e zbuluaka shpirtin e zemrën e çdokujt, apo jo?
27. Si ministër i luftës, a e dinit se sa ushtarë lirie keni pasur në fronte?
28. Cila ishte mosha mesatare e ushtarëve të lirisë?
29. Sa ushtarë e eprorë ka pasur në terren nga shteti shqiptar?
30. Sa ushtarë lirie ke pasur në fronte nga trojet e Kosovës?
31. Sa ushtarë lirie ke pasur të Batalionit “Atlantik”?
32. Sa ushtarë lirie ke pasur nga internacionalja dhe nga cilët shtete?
33. A i keni ftuar ndonjëherë së bashku për ndonjë festë të Kosovo*1244?
34. Sa është numri i dëshmorëve të Kosovës?
35. Sa është numri i dëshmorëve të shtetit shqiptar?
36. Sa dëshmorë të trojeve të Kosovës janë vrarë në Kosovë me emblemë të UÇK-së?
37. Sa dëshmorë janë të Batalionit “Atlantiku”?
38. Sa dëshmorë janë të internacionales?
39. Ke qenë anëtar i LPK-së, a është kështu?
40. LPK-ja të ngriti deri në Ministër të luftës, a është kështu?
41. LPK-ja ka qenë nëna biologjike e të shenjtës Emblemë të të lavdishmes UÇK, apo jo?
42. Në qershor 1999, në Prizren, LPK-së iu bë atentat nga bijtë e saj, a është kështu?
43. Nënës tënde a është kështu?
44. Profesor i kimisë dhe ish-i burgosur politik dhe atdhetar para lufte, a është kështu?
45. Ushtar e komandant gjatë luftës, a është kështu?
46. Pse aq lehtë hoqe dorë nga LPK-ja?
47. Çfarë turpi pati bërë LPK-ja?
48. Pse aq fort ju kultivoi “dikush” që ta urreni LPK-në?
49. Çfarë gjuhe fliste ai “dikush”?
50. Gjuhën shqipe nuk e fliste, sigurisht që jo, a është kështu?
51. Zotëri, si Ministër i luftës a e dini sa ka kushtuar e tërë lufta „çlirimtare“?
52. Pse jo?
53. Atëherë, pse u emëruat Ministër i Mbrojtjes i luftës,koston e të cilës nuk ishit në gjendje ta raportonit?
54. A e keni njohur biografinë (të kaluarën) e anëtarëve të G2-shit?
55. Pse jo?
56. Çfarë roli primar kanë pasur anëtarët e G2-shit?
57. A e keni njohur biografinë e Shefave të Mobilizimit të Zonave Lokale?
58. Pse jo?
59. Sa Shefa të financave kanë qenë të të gjitha Zonave Lokale?
60. Pse jo?
61. Sa Shefa të Logjistikës të të gjitha Zonave Lokale kanë qenë?
62. Pse jo?
63. A të kanë raportuar ndonjëherë Komandantët e Zonave Operative, G2, shefat e Logjistikës e të Financave?
64. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës, ju keni pasur për detyrë dhe obligim që t’i dinit këto të dhëna dhe t’i raportonit, apo jo?
65. Ju zotëri, a keni kërkuar që ata të raportojnë te ju?
66. Pse jo?
67. Si Komandant i Përgjithshëm dhe Ministër i luftës a e posedoni Arkivin e luftës?
68. Pse jo?
69. Kur gjeneratat dëshirojnë të shkruajnë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe Arkivin nuk do të mund ta gjejnë, çka do të thonë?
70. Pse ke qenë i papërgjegjshëm si Komandant I Përgjithshëm i UÇK-së?
71. Pse e ke pranuar atë detyrë pasi nuk keni mundur t’i dilnit zot?
72. Katërshja mafioze e Drejtorisë Politike kanë parë e studiuar personalitetin tënd si naiv dhe të kanë lënë me emër në atë përgjegjësi të madhe dhe tani ju jeni bërë halë në sy i tyre, sikurse të tjerët, të cilëve tashmë po u kalben eshtrat?
73. Si Komandant i Përgjithshëm, kur UÇK u transferua në TMK, si u ndjetë?
74. Kur i dorëzuat armët e lirisë, si u ndjetë?
75. Pse nuk morët vendim të prerë që Serbia si okupatore t’i dorëzonte armët ?
76. A e keni kuptuar tani, se pse vetëm ushtarët e lirisë duhet dorëzuar armët e lirisë?
77. Ju thoni se ndërkombëtarët na kanë detyruar që t’i dorëzonim armët e lirisë, pa e fituar lirinë. A është kështu?
78. Ju thoni se ndërkombëtarët janë pro shqiptarëve, a po?
79. Pse ndërkombëtarët po na i rrëmbejnë me dhunë armët e lirisë?
80. Pse ndërkombëtarët, sipas jush, miq të shqiptarëve, nuk po na lënë që të dalim në Referendum dhe të shprehemi si popull, duam apo nuk duam që t’i bashkohemi shtetit tonë?
81. Pse Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe Ministrin e luftës, Drejtoria Politike, e tani Kryesia e PDK-së e komprometojnë me tendera për ndërtimin e shkollave etj.?
82. Pse dëshiron Zvicra që ta komprometojë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së?
83. Si ish-komandant i Përgjithshëm i UÇK-së pse nuk e ngritët zërin kundër burgosjes së ish-ushtarëve tuaj?
84. A mos keni qenë i zënë me ndarjen e tenderëve për ndërtimin e shkollave?
85. Zotëri Komandant, para “aga” gjatë historisë nuk i kishin thënë askujt, a është kështu?
86. Kthehu te nxënësit, se atje është historia, e jo te tenderomania, a është kështu?
87. UÇK-në e çarmatosët, ushtarëve të lirisë, rinisë e popullit mbas luftës ua vratë dinjitetin e krenarinë, a është kështu?
88. Luftën e lavdishme të UÇK-së e degraduat, a është kështu?
89. Zotëri, detyrën dhe rolin e kujt e keni kryer kundër popullit tuaj, ju me mafien e Drejtorisë Politike dhe të Kryesisë së PDK-së?
90. Jeni deputet i Parlamentit të Kosovo*1244, a është kështu?
91. Keni shumicën në Parlament, a është kështu?
92. Plus 10 vende të serbëve, a është kështu?
93. Sa dëshmorë serbë me Emblemë të UÇK-së kemi?
94. Asnjë, a po?
95. Po prej çetnikëve e narkomanëve serbë janë vrarë 2300 djemë e vajza të babës e nënës shqiptare, a është kështu?
96. Pse privilegjohen aq shumë serbët?
97. Pse nuk privilegjohen nga pushteti i Serbisë, shqiptarët në Kosovën Lindore?
98. Pse nuk bëni presion te ndërkombëtarët, që të njëjtat privilegje të serbëve në Kosovë t’i kenë shqiptarët në Kosovën Lindore?
99. Kush po ju pengon për ta bërë këtë?
100. Kryesia e Parlamentit?
101. Kryesia e PDK-së?
102. Deputetët serbë?
103. Serbët në Qeveri?
104. Apo padronët?








